Rexha Gold

Historia Jonë

QË NË 1994…

HISTORIA JONË

Në 1994 Adnan Rexha themeloi Rexha Gold me një objektiv të vetëm në mendje:

Të sillte për herë të parë në tregun Shqiptar bizhuteri luksoze dhe të kualitetit më të lartë.

Themeluar në qytetin e vogël të Elbasanit, gjithcka nisi si një biznes I vogël familjar. Në më shumë se njëzet vjeçarin që pasoi Rexha Gold u kthye në kompaninë lider të bizhuterisë në Shqipëri duke I qëndruar besnik rrënjëve të saj.
Nga përkushtimi kundrejt klientëve, dëshirës për të mbajtur traditën e saj gjallë dhe mundësinë për të shfaqur vetëm kualitetin më të lartë të mundshëm, Rexha Gold ka shtruar rrugën e suksesit duke u bërë një nga bizhuteritë unike në vend.
Vitet tona të shumta të eksperiencës na ndihmojnë të vazhdojmë të rritemi duke sjellë produkte gjithmonë e më të sofistikuara dhe të veçanta.