Origjina
Themeluar në vitin 1988 në Villa Sparta, një prej vilave të shekullit të 15-të në Firence, Itali, nga dy koleksionues të zjarrtë të stilografëve, Dante del Vecchio dhe Luigi Poli, Visconti vazhdon të prodhohet në të njëjtin vilë historike edhe sot e kësaj dite. Themeluesit shtyrë nga pasioni për stilografët e cilësisë së lartë vunë re se mungonte një prodhues artizanal,tradicional që të prodhonte stilografë të stilit dhe hijeshisë së dikurshme.
Edhe pse Luigi Poli tashmë ka lënë kompaninë, Dante del Vecchio mbetet president i Visconti S.r.l. dhe duke bashkëpunuar ngushtë me fabrikën dhe departamentin e design-it për të mbajtur pasionin dhe përkushtimin që e solli atë në prodhimin e stilografëve. Me një krenari të fortë për rrënjët e tyre florentine, Visconti promovon të gjitha produktet e tyre si ‘Prodhuar në Firence’, jo ‘Prodhuar në Itali’.
Made in Florence