Hulumtoni orën në 360 °
Për Big Crown ProPilot X Calibre 115, horologët e Oris morën esencën e Calibre 110 dhe imagjinuan një mekanizëm Oris plotësisht tëtejdukshëm. Tradicionalisht, skeletizimi ofronte një dritare me anë të së cilës horologët mund të shprehnin aftësitë e tyre, por ky projekt kishte ambicie më të mëdha.
Big Crown ProPilot X Calibre 115 shfaq brenda të gjitha ingranazhet e saj. Asgjë nuk është fshehur. Madje, edhe susta kryesore në pozicionin 12-të është skeletizuar. Teksa mekanizmi karikohet manualisht nëpërmjet kurorës mund të shihni sesi susta ngjeshet gjithnjë e më shumë derisa është plotësisht e tërhequr dhe gati për të dhënë energji për plotë 10 ditë.
Calibre 115
Calibre 115 është një mekanizëm manual i cili mund të karikohet nëpërmjet kurorës së orës. Kur është plotësisht i karikuar, mekanizmi do të ofrojë energji për 10 ditë – (shumica e orave mekanike funksionojnë për rreth dy ditë). Rezerva e energjisë shfaqet përmes një treguesi rezerve energjie të patentuar dhe të zhvilluar nga Oris-i në pozicionin 3 të fushës që tregon energjinë e mbetur me një saktësi gjithnjë e më të madhe kur afrohet koha për të rikarikuar orën.
– REFERENCA 01 115 7759 7153-Set7 22 01TLC
– KASA ProPilot X, 44.00 mm, Titan
– MEKANIZMI Mekanizëm manual me rezervë 10-ditore të energjisë, skelet i zhvilluar nga Oris
– KALIBËR Oris 115
– FUNKSIONE Tregues për orë dhe minuta në qendër, sekonda anësore në 7:30 h, tregues rezerve -energjie jo-linear në pozicionin 3.
– REZERVË-ENERGJIE 240 orë
– VIBRACIONE 21’600 A/h, 3 Hz
– GURËT E ÇMUAR 38
– FUSHË Skeleton
– RRIPI Titanium